Rreth nesh

Si nisi lëvizja?

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë mori jetë më 17 maj 2020, menjëherë pas shembjes brutale dhe arbitrare të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe përdorimit të forcës ndaj protestuesve, artistëve, aktivistëve dhe artdashësve.

Nga ana tjetër, nisur nga mbështetja dhe reagimi i gjerë që morëm, si dhe nga shpresa e qytetarëve për një alternativë të re politike, e shohim veten si një lëvizje civile me përgjegjësinë për ta forcuar këtë shpresë dhe për të përcjellë në vendlindje një frymë të re, të bazuar në integritet dhe profesionalizëm. Kjo frymë synon të bëjë dallimin ndërmjet modelit aktual të politikëbërjes dhe vlerave që Diaspora mishëron.


Pse Diaspora për Shqipërinë e lirë?

Diaspora konsideron se Shqipëria nuk është e lirë, kur liria e shprehjes, qoftë individuale apo në media, kufizohet nga frika e censurës dhe presionit të pushtetit politik. Ne konsiderojmë se Shqipëria nuk është e lirë, kur hapësira publike shkatërrohet, gllabërohet dhe privatizohet për interesa të ngushta klienteliste dhe oligarkike. Shqipëria nuk është e lirë nga arbitrariteti dhe hakmarrja e pushtetit. Shqipëria nuk është e lirë nga padrejtësitë dhe korrupsioni që prekin çdo hallkë të administratës publike.


Çfarë mëton lëvizja?

Lëvizja jonë synon të ndikojë në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse në Shqipëri, si dhe të forcojë rolin dhe zërin e diasporës në vendet anëtare. Ajo promovon një politikëbërje transparente dhe gjithëpërfshirëse, ku ekspertiza dhe mendimi i profesionistëve të mërgatës të reflektohen dhe të përfshihen në këto procese.

Ky angazhim zhvillohet në dy rrafshe: si në zhvillimet brenda vendit, ashtu edhe në faktorizimin e diasporës në vendet anëtare. Në këtë kuadër, lëvizja ofron ekspertizën dhe kontributin e saj për të informuar vendimmarrësit e huaj mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, si dhe për të përcjellë një pasqyrë sa më reale të situatës në vend, përtej narrativave dhe propagandës zyrtare të qeverisë.


Cilat janë hapat aktuale?

Komunikim dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me aktorë politikë, politikbërës dhe vendimmarrës brenda dhe jashtë vendit. Konsultime me ekspertë ligjorë në Shqipëri. Në funksion të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, organizim i sesioneve të shkëmbimit dhe zhvillimit të ideve me profesionistë nga vende të ndryshme të botës. Angazhim i vazhdueshëm përmes kontakteve dhe takimeve me eurodeputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, komunikim i rregullt me personalitete aktive të Diasporës dhe përfshirja e tyre në procesin e konsultimit dhe dhënies së kontributeve.

 

Bashkëthemeluesit

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) u themelua nga dy bashkëthemelues, të cilët hodhën themelet e organizatës dhe përcaktuan misionin, vizionin dhe parimet e saj.

Në përputhje me Statutin e DPSHL-së, bashkëthemeluesit gëzojnë statusin e anëtarëve të përhershëm të Kryesisë, si garantë të vazhdimësisë së misionit dhe ruajtjes së vlerave themeluese të organizatës.

Bashkëthemeluesit:

 

Themeluesit e organizatës janë personat e përcaktuar në Aktin e Themelimit dhe dokumentacionin zyrtar të regjistrimit të DPSHL-së.

 Grupi për konsolidimin dhe ngritjen e strukturave:
  • Bledar Milaqi
  • Florian Haçkaj
  • Marion Gajda
  • Nador Bakalli
 

Anëtarësia e Lëvizjes

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) është themeluar nga një grup qytetarësh shqiptarë të diasporës dhe Shqipërisë, të bashkuar nga vlerat e demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës, integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë.

Kryesia e Lëvizjes

Kryesia e Lëvizjes është organi më i lartë drejtues i DPSHL-së.
 

Në vitin 2021 përbëhej nga: 

  • Besa Sharrah
  • Bledar Milaqi

  • Borana Kullolli

  • Emir Tahiri

  • Enis Ulqinaku

  • Enkelejda Havari

  • Florian Haçkaj

  • Iva Grillo

  • Jonida Bruci Flöer

  • Jonida Gupe

  • Medlir Mema

  • Nador Bakalli

 
Në vitin 2023 përbëhej nga:
 
  • Besa Sharrah
  • Bledar Milaqi
  • Entela Koja
  • Filoren Kumati
  • Florian Haçkaj
  • Florian Nallbani
  • Jonida Bruci Flöer
  • Jonida Gupe
  • Marjola Bejkollari
  • Medlir Mema
  • Nador Bakalli
  • Sheme Hamitaj