info@diasporaofalbania.com
Ne jemi një nismë qytetare e krijuar nga diaspora shqiptare, e angazhuar për përfshirjen aktive të mërgatës në proceset politike dhe vendimmarrëse në Shqipëri.
Bëhu pjesë e një zëri qytetar që angazhohet për drejtësi, demokraci dhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrjen për të ardhmen e Shqipërisë.
Mbështet angazhimin qytetar për drejtësi, demokraci dhe një Shqipëri më të përfaqësuar dhe më të drejtë për të gjithë.
Sqarim publik!Në ditët e fundit, po shohim një përpjekje për të krijuar një subjekt politik me emrin “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.Parti të re mund të krijojë kushdo, por historinë dhe identitetin e të tjerëve nuk mund t’i përvetësojë askush.Diaspora për Shqipërinë e Lirë nuk lindi sot. Është emri i një lëvizjeje të ndërtuar prej 17 Majit 2020 nga shqiptarë të diasporës, të cilët kanë dhënë kohë, energji dhe punë për një kauzë në të cilën kanë besuar dhe për një Shqipëri më të mirë.Identiteti politik nuk ndërtohet duke përvetësuar kapitalin moral dhe politik që të tjerët kanë ndërtuar para jush. Prandaj ju bëjmë thirrje të mos e filloni një nismë të re politike me hapin e gabuar.Meritokracia dhe integriteti janë dy nga vlerat themelore të Diaspora për Shqipërinë e Lirë.Nëse pretendoni të njëjtat vlera, atëherë tregojini në praktikë: zgjidhni emrin tuaj, ndërtoni identitetin tuaj dhe krijoni historinë tuaj.14 Nëntor 2026 ... See MoreSee Less
DEPUTETJA SARA MILA THIRRET NË SPAK!🔴A është përdorur varfëria e qytetarëve për të siguruar vota?Sipas dosjes hetimore për Njësinë Administrative Gjocaj në Peqin, numri i familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike u trefishua para zgjedhjeve të vitit 2025, nga 110 në 320 familje. Dyshohet se në skemë u përfshinë edhe persona që jetonin jashtë Shqipërisë.Pas zgjedhjeve, nga 60 familje të verifikuara, 55 humbën ndihmën ekonomike.Në hetim janë zbuluar edhe komunikime që përmendin deputeten socialiste Sara Mila. Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Elbasanit për pjesën që lidhej me dyshimet për korrupsion zgjedhor, çështja iu referua SPAK-ut.Më 11 nëntor, Sara Mila u paraqit në SPAK, ku u pyet si person në dijeni. Kjo nuk përbën akuzë apo provë fajësie por kërkon transparencë të plotë për rolin e saj dhe personat e tjerë të përfshirë.Deputetja mori mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2025. Ndërkohë, hetimi duhet të sqarojë nëse mekanizmat e ndihmës ekonomike janë përdorur për të ndikuar te votuesit.📌DPSHL kërkon që SPAK të zbardhë të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë: kush ndërhyri në lista, kush dha urdhra dhe kush përfitoi politikisht?Paratë e ndihmës ekonomike janë para të taksapaguesve. Ato u përkasin familjeve në nevojë, jo partive politike.Varfëria nuk është instrument elektoral.#diasporareagon ... See MoreSee Less
102 KONTEJNERËT NUK ZHDUKEN ME NJË URDHËR!Pas më shumë se dy vitesh nga nisja e 102 kontejnerëve me rreth 2,800 tonë mbetje nga Shqipëria drejt Tajlandës, Ministria e Mjedisit shfuqizon lejen mjedisore të KURUM International në Elbasan.Një vendim i rëndësishëm, por që ngre edhe më shumë pyetje.Pse u deshën kaq shumë vite për të ndërhyrë? Çfarë kontrollesh janë kryer gjatë gjithë kësaj kohe? Kush mbajti përgjegjësi për mbetjet që u nisën nga Shqipëria dhe u kthyen pasi u refuzuan nga autoritetet tajlandeze?Sot, 102 kontejnerët janë ende një çështje që kërkon përgjigje. Nuk mjafton të hiqet një leje mjedisore. Duhet të sqarohet ku ndodhen mbetjet, si po ruhen dhe kur do të trajtohen në mënyrë të sigurt.Dhe mbi të gjitha, çfarë ndodhi në Elbasan gjatë gjithë këtyre viteve? Banorët kanë të drejtë të dinë çfarë ka dalë nga oxhaqet e uzinës, çfarë është shkarkuar në mjedis dhe kush ka kontrolluar aktivitetin industrial.Nuk duhet të harrojmë se pas këtyre dokumenteve janë njerëz, familje dhe një mjedis që nuk mund të zëvendësohet.Shfuqizimi i lejes nuk është fundi i çështjes. Është fillimi i një përgjegjësie që duhet të shkojë deri në fund.Kërkojmë transparencë për 102 kontejnerët, publikimin e rezultateve të kontrolleve mjedisore dhe hetim të plotë të përgjegjësive të çdo subjekti dhe institucioni të përfshirë.Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku mbetjet e rrezikshme eksportohen, kthehen dhe pastaj çështja mbyllet me një urdhër ministri.Mjedisi nuk është pronë e kompanive. Shëndeti i qytetarëve nuk është çështje negociatash. Dhe përgjegjësia nuk mund të përfundojë te një leje e shfuqizuar. ... See MoreSee Less
Na shkruani për një pyetje, një ide apo thjesht një përshëndetje. Le të ndërtojmë bashkë diçka më të mirë për Shqipërinë.
Sqarim publik!
Në ditët e fundit, po shohim një përpjekje për të krijuar një subjekt politik me emrin “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.
Parti të re mund të krijojë kushdo, por historinë dhe identitetin e të tjerëve nuk mund t’i përvetësojë askush.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë nuk lindi sot. Është emri i një lëvizjeje të ndërtuar prej 17 Majit 2020 nga shqiptarë të diasporës, të cilët kanë dhënë kohë, energji dhe punë për një kauzë në të cilën kanë besuar dhe për një Shqipëri më të mirë.
Identiteti politik nuk ndërtohet duke përvetësuar kapitalin moral dhe politik që të tjerët kanë ndërtuar para jush. Prandaj ju bëjmë thirrje të mos e filloni një nismë të re politike me hapin e gabuar.
Meritokracia dhe integriteti janë dy nga vlerat themelore të Diaspora për Shqipërinë e Lirë.
Nëse pretendoni të njëjtat vlera, atëherë tregojini në praktikë: zgjidhni emrin tuaj, ndërtoni identitetin tuaj dhe krijoni historinë tuaj.
14 Nëntor 2026 ...
DEPUTETJA SARA MILA THIRRET NË SPAK!
🔴A është përdorur varfëria e qytetarëve për të siguruar vota?
Sipas dosjes hetimore për Njësinë Administrative Gjocaj në Peqin, numri i familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike u trefishua para zgjedhjeve të vitit 2025, nga 110 në 320 familje. Dyshohet se në skemë u përfshinë edhe persona që jetonin jashtë Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve, nga 60 familje të verifikuara, 55 humbën ndihmën ekonomike.
Në hetim janë zbuluar edhe komunikime që përmendin deputeten socialiste Sara Mila. Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Elbasanit për pjesën që lidhej me dyshimet për korrupsion zgjedhor, çështja iu referua SPAK-ut.
Më 11 nëntor, Sara Mila u paraqit në SPAK, ku u pyet si person në dijeni. Kjo nuk përbën akuzë apo provë fajësie por kërkon transparencë të plotë për rolin e saj dhe personat e tjerë të përfshirë.
Deputetja mori mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2025. Ndërkohë, hetimi duhet të sqarojë nëse mekanizmat e ndihmës ekonomike janë përdorur për të ndikuar te votuesit.
📌DPSHL kërkon që SPAK të zbardhë të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë: kush ndërhyri në lista, kush dha urdhra dhe kush përfitoi politikisht?
Paratë e ndihmës ekonomike janë para të taksapaguesve. Ato u përkasin familjeve në nevojë, jo partive politike.
Varfëria nuk është instrument elektoral.
#diasporareagon ...
102 KONTEJNERËT NUK ZHDUKEN ME NJË URDHËR!
Pas më shumë se dy vitesh nga nisja e 102 kontejnerëve me rreth 2,800 tonë mbetje nga Shqipëria drejt Tajlandës, Ministria e Mjedisit shfuqizon lejen mjedisore të KURUM International në Elbasan.
Një vendim i rëndësishëm, por që ngre edhe më shumë pyetje.
Pse u deshën kaq shumë vite për të ndërhyrë? Çfarë kontrollesh janë kryer gjatë gjithë kësaj kohe? Kush mbajti përgjegjësi për mbetjet që u nisën nga Shqipëria dhe u kthyen pasi u refuzuan nga autoritetet tajlandeze?
Sot, 102 kontejnerët janë ende një çështje që kërkon përgjigje. Nuk mjafton të hiqet një leje mjedisore. Duhet të sqarohet ku ndodhen mbetjet, si po ruhen dhe kur do të trajtohen në mënyrë të sigurt.
Dhe mbi të gjitha, çfarë ndodhi në Elbasan gjatë gjithë këtyre viteve? Banorët kanë të drejtë të dinë çfarë ka dalë nga oxhaqet e uzinës, çfarë është shkarkuar në mjedis dhe kush ka kontrolluar aktivitetin industrial.
Nuk duhet të harrojmë se pas këtyre dokumenteve janë njerëz, familje dhe një mjedis që nuk mund të zëvendësohet.
Shfuqizimi i lejes nuk është fundi i çështjes. Është fillimi i një përgjegjësie që duhet të shkojë deri në fund.
Kërkojmë transparencë për 102 kontejnerët, publikimin e rezultateve të kontrolleve mjedisore dhe hetim të plotë të përgjegjësive të çdo subjekti dhe institucioni të përfshirë.
Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku mbetjet e rrezikshme eksportohen, kthehen dhe pastaj çështja mbyllet me një urdhër ministri.
Mjedisi nuk është pronë e kompanive. Shëndeti i qytetarëve nuk është çështje negociatash. Dhe përgjegjësia nuk mund të përfundojë te një leje e shfuqizuar. ...