DIASPORA PËR SHQIPËRINË E LIRË

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Na kontaktoMë shumë

Informohu dhe na mbështet në betejën e përbashkët për mundësimin e votës së Diasporës duke klikuar më poshtë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë në Facebook

Comments Box SVG iconsUsed for the like, share, comment, and reaction icons
Cover for Diaspora për Shqipërinë e Lirë
9,890
Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

DPSHL angazhohet ti japë zë dhe dinjitet çdo Shqiptari, brenda e jashtë vendit.

𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐨𝐧 𝐧ë 𝐁𝐞𝐫𝐥𝐢𝐧

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë në bashkëpunim me organizatën ODA e.V. (Organizata e akademikëve shqiptaro-gjermanë " dhe OASA e.V. (Organizata e studentëve dhe alumna shqiptarë në Berlin) organizojnë një bashkëbisedim të hapur me deputeten e Partisë Demokratike prej vitit 2013 në Kuvendin e Shqipërisë, znj.Jorida Tabaku, drejtuese e Komisionit Parlamentar për Integrimin në BE dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Temat kryesore të diskutimit janë:

📍Roli i Diasporës si kapital social dhe pjesë e shoqerisë civile në kuadër të zhvillimeve politike ne Shqipëri.

📍Zbrazja e Shqipërisë dhe largimi i fuqisë punëtore si dhe pasojat ekonomike që kjo sjell për vendin.

📍Roli i Votës së Diasporës në demokratizimin e vendit ne kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE.

📍Tematika të tjera në varësi të interesit të pjesëmarrësve.

‼️Vendet e pjesëmarrjes jane te limituara!

Luteni të rregjistroheni nëpërmjet platformës eventbrite dhe linkut të mëposhtêm:

ttps://www.eventbrite.com/e/diaspora-diskuton-ne-berlin-tickets-1037128076997?aff=oddtdtcreator

Për pyetje kontaktoni: bledar.milaqi@diasporaofalbania.com

#diaspora 🇦🇱
... See MoreSee Less

13 hours ago
𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐨𝐧 𝐧ë 𝐁𝐞𝐫𝐥𝐢𝐧

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë në bashkëpunim me organizatën ODA e.V. (Organizata e akademikëve shqiptaro-gjermanë  dhe OASA e.V. (Organizata e studentëve dhe alumna shqiptarë në Berlin) organizojnë një bashkëbisedim të hapur me deputeten e Partisë Demokratike prej vitit 2013 në Kuvendin e Shqipërisë, znj.Jorida Tabaku, drejtuese e Komisionit Parlamentar për Integrimin në BE dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Temat kryesore të diskutimit janë: 

📍Roli i Diasporës si kapital social dhe pjesë e shoqerisë civile në kuadër të zhvillimeve politike ne Shqipëri. 

📍Zbrazja e Shqipërisë dhe largimi i fuqisë punëtore si dhe pasojat ekonomike që kjo sjell për vendin.

📍Roli i Votës së Diasporës në demokratizimin e vendit ne kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE.

📍Tematika të tjera në varësi të interesit të pjesëmarrësve.

‼️Vendet e pjesëmarrjes jane te limituara! 

Luteni të rregjistroheni nëpërmjet platformës eventbrite dhe linkut të mëposhtêm: 

ttps://www.eventbrite.com/e/diaspora-diskuton-ne-berlin-tickets-1037128076997?aff=oddtdtcreator

Për pyetje kontaktoni: bledar.milaqi@diasporaofalbania.com

#diaspora 🇦🇱

Comment on Facebook

Këtë radhë keni gabuar. Jorida Tabaku,është pjesë e kastës komunisto- mafioze. Ju që jeni jashtë,duhet të dini faktin,se deputetët dhe politikanët në Shqipëri,përzgjidhen nga sigurimi i shtetit . Mediokriteti dhe imoraliteti në kuptimin e gjërë,janë kritere që ata të bëhen masha të kastës komunisto- mafioze. Propaganda i servir si të ditur,por të diturit e vërtetë,në Shqipëri,janë përndjekur e përndiqen. Regjimi komunistë,i eleminoi fizikishtë njërëzit inteligjentë,me kulturë e moral,se kishte frikë nga dijet e tyre,se potencialishtë,ishin të rrezikshëm,për politikat e tyre,që drejtoheshin nga injorantë. Edhe këlyshët,asgjë nuk kanë ndryshuar,në konceptet e tyre,për të ruajtur pushtetin

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, pasi u njoh me aktet dhe dosjen ligjore në ngarkim të deputetit të PD, Ervin Salianji, deklarohet si më poshtë.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, një organizatë që mbështet të drejtat dhe lirite themelore të qytetarëve shqiptarë, si dhe një demokraci të qëndrueshme dhe të drejtë, shpreh shqetësimin e saj të thellë për vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në lidhje me dënimin e deputetit të opozitës, z. Ervin Salianji, për kallëzim të rremë. Ky vendim ngre një sërë shqetësimesh që lidhen jo vetëm me integritetin e sistemit të drejtësisë shqiptare, por edhe me lirinë e shprehjes dhe funksionimin e shëndetshëm të demokracisë.

Bazuar në dosjen gjyqësore dhe informacioneve publike, ne evidentojmë problemet dhe mangësitë në procesin e ndjekur, dhe shqetësimet që burojnë nga ky vendim:

1. Mungesa e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm:

Nga dokumentacioni që kemi shqyrtuar, është e qartë se hetimi për këtë rast nuk ka përfshirë një analizë të plotë të të gjitha fakteve dhe rrethanave. Publikimi i regjistrimeve dhe akuzat për implikimin e figurave të larta në çështje të rëndësishme kriminale, si trafiku i narkotikëve, kërkojnë hetime të thelluara dhe të paanshme, që duket se kanë munguar. Një hetim i tillë duhet të kishte garantuar shqyrtimin e të gjitha provave dhe të kishte marrë në konsideratë rrethanat e veprës, duke shmangur përfundime të nxituara.

2. Dënimi disproporcional në krahasim me raste të ngjashme:

Në raste të mëparshme, për të njëjtën vepër penale të kallëzimit të rremë, janë dhënë dënime më të lehta, ose janë marrë vendime për pezullimin e dënimeve. Dënimi me një vit burg për një deputet që ka ushtruar të drejtën e tij për të denoncuar një çështje me interes të madh publik, është jashtëzakonisht i rëndë dhe përbën një dënim disproporcional që ngre dyshime për qasjen selektive të drejtësisë ndaj individëve të caktuar. Kjo krijon një perceptim të padrejtësisë në trajtimin e rasteve që prekin figura publike dhe përfaqësues të popullit.

3. Profili publik dhe roli i Ervin Salianjit si deputet:

Si një deputet i zgjedhur nga qytetarët, Ervin Salianji përfaqëson interesat e publikut dhe ka luajtur një rol aktiv në zbulimin e çështjeve me rëndësi për interesin publik. Dënimi i tij për një denoncim që ndërlidhet me çështje të kriminalitetit të lartë ngre pikëpyetje serioze mbi lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të kërkuar llogaridhënie nga institucionet shtetërore. Liria e fjalës, e garantuar nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, është themelore për një demokraci të shëndetshme. Ndëshkimi i Salianjit për përdorimin e të drejtës së tij për të shprehur shqetësime publike krijon një precedent të rrezikshëm për çdo politikan apo qytetar që kërkon të ngrejë zërin për të mirën e vendit.

4. Mosrespektimi i precedencës dhe standarteve ligjore:

Në dënimin e dhënë duket qartë një mospërputhje e thellë me rastet e tjera të ngjashme. Për raste të ngjashme, masa e dënimeve ka qenë më e lehtë, apo dënimi është pezulluar. Mosrespektimi i precedentëve të mëparshëm ngre shqetësime për mungesën e një standardi të qartë dhe të njëjtë për të gjithë qytetarët, duke dobësuar ndjeshëm integritetin e sistemit të drejtësisë.

5. Ndikimi i këtij vendimi në demokracinë dhe integritetin e zgjedhjeve:

Ky vendim jo vetëm që ndikon drejtpërdrejtë në lirinë e individit, por gjithashtu ka pasoja serioze në funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Si deputet i zgjedhur me mbi 10,000 vota preferenciale nga qytetarët në zgjedhjet e vitit 2021, dënimi i z. Salianji rrezikon jo vetëm statusin e tij si deputet, por gjithashtu ndikon në përfaqësimin e qytetarëve që i kanë besuar atij përfaqësimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ky dënim jo vetëm që minon të drejtën e tij për të kandiduar, por gjithashtu dëmton konkurrencën e lirë dhe të ndershme politike.

6. Efektet e dënimit mbi integritetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve:

Ekzekutimi i menjëhershëm i këtij dënimi, në kushtet kur vendimi i arsyetuar nuk është ende i disponueshëm, ngre shqetësime të mëdha për transparencën dhe legjitimitetin e procesit gjyqësor. Një proces i tillë, që nuk i ofron të pandehurit të gjitha mjetet e mbrojtjes në përputhje me ligjin dhe që kryhet pa një arsyetim të plotë, përbën një rrezik për të drejtat e njeriut dhe për sistemin e drejtësisë në tërësi.

7. Thirrje Gjykatës së Lartë:

Në këtë kontekst, i bëjmë një thirrje të fuqishme Gjykatës së Lartë të Shqipërisë për të shqyrtuar me kujdes të veçantë ankimin e z. Salianji. Duke qenë se dënimi është bazuar në një vendim të shkurtuar dhe jo të arsyetuar, kërkojmë që Gjykata e Lartë të sigurojë që procesi gjyqësor të respektojë në plotni parimet e shtetit ligjor dhe të drejtësisë së drejtë dhe të barabartë. Mungesa e një vendimi të arsyetuar rrezikon integritetin e procedurës dhe krijon dyshime mbi bazën e këtij dënimi. Gjykata e Lartë ka një përgjegjësi të rëndësishme në këtë rast për të ruajtur besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe për të mbrojtur parimin se çdo gjykim duhet të jetë i bazuar në ligj, në të dhëna dhe në transparencë të plotë. Ky rast është një provë e rëndësishme për pavarësinë e gjyqësorit dhe për angazhimin e tij ndaj shtetit të së drejtës.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare të monitorojnë këtë rast me vëmendje dhe të sigurojnë që drejtësia të mbrohet dhe të respektohet në çdo hap. Për të ndërtuar një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme, shteti ligjor dhe e drejta për një proces të drejtë duhet të mbrohen me çdo kusht.
... See MoreSee Less

18 hours ago

Diaspora për Shqipërinë e Lirë fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare të monitorojnë këtë rast me vëmendje dhe të sigurojnë që drejtësia të mbrohet dhe të respektohet në çdo hap. Për të ndërtuar një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme, shteti ligjor dhe e drejta për një proces të drejtë duhet të mbrohen me çdo kusht.Image attachment

Comment on Facebook

Hidheni link..se nuk lexohet mirë kështu.

Burgim i paster politik pa prova pa ligj te shkruar! Ervin salianji eshte i burgosur politik vetem se goxoi te denoncoi ne interes te publikut! Intimidim i paster politik e kercenim per kedo qe guxon é denoncon!

𝐒𝐊𝐄𝐌𝐀𝐓 𝐄 𝐒𝐔𝐁𝐕𝐄𝐍𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈𝐓 𝟐𝟎𝟐𝟒 - 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐠𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭ë𝐧 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟓!

📝Sot Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet Ministres Znj. Anila Denaj, deklaroi hapjen e financimeve për “Skemën Kombetare të investimeve 2024 në Bujqësi“ prej 1,5 miliardë lekë.

Nga prezantimi bien ne sy pikat e mëposhtme:
➖Ndërtimin e serave diellore të reja;
➖Ndërtimin e rrjetave antibreshër;
➖Ndërtimin e stallave;
➖Mekanizmin e sektorit të bujqësisë;
➖Investime në koshat e rritjes së peshkut për akuakulturë
Aplikimet janë të hapura nga data 30 shtator deri më 8 nëntor 2024.

Pasi „shqyen“ me sukses milionat e taksapaguesve Evropianë, pa dhënë kurfarë llogarie, Qeveria Shqiptare nuk vonoi të hedhë milionat tona, rreth 15 Mio eur mbështetje për sektorin bujqësor. Shuma e vënë në dispozicion nuk ka qëllimin e deklaruar nisur nga koha e shpalljes dhe metodologjia që do të shpërndahet.

Është e pazkontë që qeveria të fillojë aplikimin e nje mbështetje të re në kohën kur AZHBR bën llogaritë se si do harxhojë 100% të buxhetit të përcaktuar me vendimet e Marsit 2024. Për rrjedhojë lind natyrshëm dyshimi që këto para kanë destinacion tjetër për të cilin do të përdoret ky vit buxhetor për të mos pasur „zhurmë“ në vitin zgjedhor 2025.

Paratë e Shqiptarëve jane "paketuar“ mrekullisht, si mbështetje për sektorin bujqësor duke tentuar të kopjojnë metodologjinë e përdorur për implementimin e IPARD. Pra në paketën e PR-it Qeveria na „shet“ teorinë që ne bëjmë edhe pa IPARD, vec shumës së buxhetuar (nga 150 Mio në 15 Mio Eur) fermerët do aplikojnë njëlloj dhe madje dhe masa e financimit të tyre do të jetë 50% e totalit të investimit. Gjysma tjetër do të përballohet nga fondi „zëvendësues“ i IPARD prej 15 Mio Eur.

Është unike gjetja e radhës, kur mendon që sektorit i vihen në dispozicion financime në prag të dimrit, periudhë ku përgjithësisht investimet janë të vështira për shkak të kushteve atmosferike, pa lënë më një anë faktin që bujku gjatë periudhës vjeshtë dhe dimër ka momentin e mbjelljeve të reja dhe pak i kushton vëmendje investimeve të tjera.

Qeveria pretendon dhe paraqet që nëpërmjet parave të shqiptarëve financon Bujqësinë me “Pagesa Direkte“. Fermerët po edhe shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo është vetem një sajesë Rilindase, e veshur me shumë Udhëzime e Vendime Qeverie.

Asnjë qeveri përfshirë edhe këtë të sotmen nuk ka subvencionuar kurrë sektorin me Pagesa Direkte sepse:

1. Nuk kanë dashur kurrë të buxhetojnë për fermerin Shqiptar 100-150 Mio Eur cdo vit buxhetor.
2. T’ju mundësojë fermerëve të përfitojnë një vlerë për njësi produkti/Ha/kokë bagëtie/koshere etj vetëm kundrejt vetdeklarimit, pa kaluar në procedurat sfilitëse të mbledhjes së dokumenteve, kontrolleve administrative, kontolleve ne terren e të tjera klecka të ngjashme.

Në këtë mënyrë llogjika të con të mendosh që nisma e re e pazkontë në kohë, shumë financimi dhe metodologji nuk është gjë tjetër vecse fond i alokuar për të ndikuar në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2025.

Do të ishte me vend që organet përgjegjëse si KLSH por për më tepër KQZ të kishin kujdes të shtuar kundrejt iniciativave të këtij lloji të pa kuptimta dhe në dobi për sektorin Bujqësor.

#diasporareagon
... See MoreSee Less

4 days ago
𝐒𝐊𝐄𝐌𝐀𝐓 𝐄 𝐒𝐔𝐁𝐕𝐄𝐍𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈𝐓 𝟐𝟎𝟐𝟒 - 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐠𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭ë𝐧 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟓!
 
📝Sot Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet Ministres Znj. Anila Denaj, deklaroi hapjen e financimeve për “Skemën Kombetare të investimeve 2024 në Bujqësi“ prej 1,5 miliardë lekë.

Nga prezantimi bien ne sy pikat e mëposhtme:
➖Ndërtimin e serave diellore të reja;
➖Ndërtimin e rrjetave antibreshër;
➖Ndërtimin e stallave;
➖Mekanizmin e sektorit të bujqësisë;
➖Investime në koshat e rritjes së peshkut për akuakulturë
Aplikimet janë të hapura nga data 30 shtator deri më 8 nëntor 2024.

Pasi „shqyen“ me sukses milionat e taksapaguesve Evropianë, pa dhënë kurfarë llogarie, Qeveria Shqiptare nuk vonoi të hedhë  milionat tona, rreth 15 Mio eur mbështetje për sektorin bujqësor. Shuma e vënë në dispozicion nuk ka qëllimin e deklaruar nisur nga koha e shpalljes dhe metodologjia që do të shpërndahet.

Është e pazkontë që qeveria të fillojë aplikimin e nje mbështetje të re në kohën kur AZHBR bën llogaritë se si do harxhojë 100% të buxhetit të përcaktuar me vendimet e Marsit 2024. Për rrjedhojë lind natyrshëm dyshimi që këto para kanë destinacion tjetër për të cilin do të përdoret ky vit buxhetor për të mos pasur „zhurmë“ në vitin zgjedhor 2025.

Paratë e Shqiptarëve jane paketuar“ mrekullisht, si mbështetje për sektorin bujqësor duke tentuar të kopjojnë metodologjinë e përdorur për implementimin e IPARD. Pra në paketën e PR-it Qeveria na „shet“ teorinë që ne bëjmë edhe pa IPARD, vec shumës së buxhetuar (nga 150 Mio në 15 Mio Eur) fermerët do aplikojnë njëlloj dhe madje dhe masa e financimit të tyre do të jetë 50% e totalit të investimit. Gjysma tjetër do të përballohet nga fondi „zëvendësues“ i IPARD prej 15 Mio Eur.

Është unike gjetja e radhës, kur mendon që sektorit i vihen në dispozicion financime në prag të dimrit, periudhë ku përgjithësisht investimet janë të vështira për shkak të kushteve atmosferike, pa lënë më një anë faktin që bujku gjatë periudhës vjeshtë dhe dimër ka momentin e mbjelljeve të reja dhe pak i kushton vëmendje investimeve të tjera.

Qeveria pretendon dhe paraqet që nëpërmjet parave të shqiptarëve financon Bujqësinë  me “Pagesa Direkte“. Fermerët po edhe shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo është vetem një sajesë Rilindase, e veshur me shumë Udhëzime e Vendime Qeverie.

Asnjë qeveri përfshirë edhe këtë të sotmen nuk ka subvencionuar kurrë sektorin me Pagesa Direkte sepse:

1. Nuk kanë dashur kurrë të buxhetojnë për fermerin Shqiptar 100-150 Mio Eur cdo vit buxhetor. 
2. T’ju mundësojë fermerëve të përfitojnë një vlerë për njësi produkti/Ha/kokë bagëtie/koshere etj vetëm kundrejt vetdeklarimit, pa kaluar në procedurat sfilitëse të mbledhjes së dokumenteve, kontrolleve administrative, kontolleve ne terren e të tjera klecka të ngjashme.

Në këtë mënyrë llogjika të con të mendosh që nisma e re e pazkontë në kohë, shumë financimi dhe metodologji nuk është gjë tjetër vecse fond i alokuar për të ndikuar në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2025.

Do të ishte me vend që organet përgjegjëse si KLSH por për më tepër KQZ të kishin kujdes të shtuar kundrejt iniciativave të këtij lloji të pa kuptimta dhe në dobi për sektorin Bujqësor.

#diasporareagon
Load more

Rreth Nesh

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Si nisi lëvizja?

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (Diaspora për një Shqipëri të Lirë) mori jetë fill pas shembjes brutale dhe arbitrare të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe përdorimit të forcës kundër protestuesve, artistëve, aktivistëve dhe artëdashësve. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për privatizimin dhe shkatërrimin e hapësirës publike për interesa të ngushta klienteliste si dhe autoritarizmin e qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, duke u nisur nga mbështetja dhe reagimi i gjerë si dhe konsideruar shpresën për një alternative të re politike, e shikojmë vetveten si një lëvizje civile në përgjegjësinë për të forcuar këtë shpresë dhe përcjellur në vendlindje një frymë të re me integritet dhe profesionalizëm, e cila bën dallimin midis modelit aktual të politikbërjes dhe vlerave që Diaspora mishëron.

Pse “Diaspora për Shqipërine e Lirë”?

Diaspora konsideron që Shqipëria nuk është e lirë, kur liria e shprehjes, qoftë individuale apo ajo e shprehjes së lirë në Media i frikësohet censurës së pushtetit politik.

Ne konsiderojmë se Shqipëria nuk është e lirë, kur shkatërrohet, gllabërohet dhe privatizohen hapësirat publike për interesa të ngushta klienteliste dhe oligarkike.

Shqipëria nuk është e lirë nga arbitrariteti apo hakmarrja e pushtetit.

Shqipëria nuk është e lirë nga padrejtesitë dhe korrupsioni në çdo hallkë të sistemit gjyqësor dhe administratës publike.

Çfarë mëton lëvizja?

 Lëvizja jonë mëton të ndikojë në proceset politikbërëse dhe vendimarrëse në Shqipëri dhe gjithashtu të faktorizojë zërin e Diasporës në vendet anëtare. Ajo nxit një politikbërje transparente dhe gjithëpërfshirëse, ku ekspertiza dhe mendimi i profesionistëve të mërgatës të reflektohet dhe përfshihet në proceset politikbërëse. Kjo e ndjekur në dy rrafshe, si në zhvillimet brenda vendit, ashtu dhe në faktorizimin e saj në vendet anëtare, duke dhënë konsulencën e saj për zhvillimet aktuale në vend tek vendimarrësit e huaj por edhe përcjellë realitetin larg propagandës aktuale të qeverisë. Misioni ynë: Politikat rrotullohen rreth të Ardhmes. Ne dëshirojmë një të ardhme për vendin, ku qytetari si individ të mposhtë frikën dhe të jetë në qendër të çdo politikbërje, ku emigracioni të shikohet si shans por jo alternativa e vetme e zgjidhjes.

Cilat janë hapat aktuale dhe çfarë kauzash keni përqafuar?

Kauza afatshkurtër: Aktualisht shqiptarët me nënshtetësi shqiptare, që banojnë jashtë vendit, nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës. Në këtë kontekst, ne tërheqim vëmendjen në Shqipëri që partitë e rëndësishme politike jo vetëm të vendosin këtë temë në rendin e ditës, por të angazhohen në mënyrë proaktive dhe fort për ndryshimet respektive ligjore, që garantojnë jo vetëm votën, por përfaqësimin e Diasporës dhe mbrotjen e votës.

Hapat e ndërmarra: – Shkresa me aktorë politikbërës dhe vendimmarrës brenda dhe jashtë vendit. – Konsultimi me ekspertë ligjorë në Shqipëri – Në funksion të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, zhvillimi i brainstorming me profesionistë në Zvicër, Gjermani, në nivel ndërevropian dhe përtej oqeanit (SHBA & Kanada) – Krijimi i grupeve të punës – Kontakti dhe takimi me eurodeputët në vendet anëtare etj.

Themeluesit

Florian Haçkaj

Flori është larguar nga Shqipëria pas gjimnazit në vitin 2002, për të studiuar në Gjermani ku dhe u diplomua në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld-it, në fushën e Ekonomisë, me fokus në Menaxhim ndërkombëtar. Gjatë studimit, ai ka qenë i angazhuar vullnetarisht me rrjetin ASAN (Albanian Students Abroad Network), duke këshilluar e ndihmuar studentët Shqiptarë që dëshironin të studionin në Gjermani.

Fill pas përfundimit të studimeve, Flori filloi karrieren e tij profesionale si menaxher në një kompani ajrore në Belgjikë e Gjermani, duke e vazhduar atë më pas në një tjetër kompani në Austri e Zvicër. Gjatë kësaj periudhe ai kreu një studim post-Master në «Menaxhim Turizmi» në Universitetin e Lucernës në Zvicër. Pas mëse 5 vitesh në fushën e aviacionit, ai kaloi në fushën e informatikës e perkatësisht asaj të Sigurisë Kibernetike ku punon prej më shumë se 6 vitesh. Prej 4 vitesh, ai drejton departamentin që punon ngushtë me agjensitë e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare, misionet e të cilave, janë tejet motivuese për të. Në vitin 2018 ai kreu studimet shtesë për “Ekselencë në Menaxhim” pranë HSG (Hochschule St. Gallen)

Sido që më shumë se gjysmën e jetës së tij e ka kaluar jashtë Shqipërisë, Flori mbetet një qytetar i preokupuar shqiptar. Pasioni i tij për alpinizmin i ndërthurur me atdhedashurinë, e ka bërë të valvisë flamurin Shqiptar në majat më të larta në botë.

Duke ndjekur me keqardhje gjendjen e vështirë ekonomiko-politiko-sociale, në të cilën gjendet  Shqipëria, Flori është i bindur se ka ardhur momenti, që gjenerata e re Shqiptare e mirëformuar jashtë, të japë kontributin e vet për fatet e vendit. Kjo ëndërr për një Shqipëri më të mirë e të begatë, është mishëruar fort në lëvizjen “Diaspora për Shqipërinë e Lirë“, ku janë bashkuar me qindra mbështetës aktivë, të cilët janë motivim për këdo që ka fatin të punoje me ta.

Ajo ç’ka e bën të mundur ekzistencën e lëvizjes tonë, është ndjeshmëria ndaj çështjeve politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Sensi I një përgjegjësi të fortë sociale dhe dhënia gjithnjë e shembullit më të mirë personal, janë cilësi që prevalojnë tek Flori. Ai mbron me pasion e profesionalizëm kauzat në të cilat beson fort dhe perveç pozitivitetit që përcjell, ka aftesi motivuese për miqtë e tij, grupet e punës e më gjerë.

Flori beson fort se me një dozë të shëndoshë atdhedashurie, shumë pasion e profesionializëm, si dhe pastërti e këmbëngulje, ky grup fantastik njerëzish, do t’ia arrijë të faktorizojë Diasporën e bashkë me të, të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

LinkedIn

Bledar Milaqi

Vullnetarizmi është tregues i ndjenjës qytetare, ndjeshmërisë për çështjet publike dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë. Për këtë arsye ai konsiderohet si Demokracia e jetuar dhe si element thelbësor për kohezionin social dhe konsolidimin e vlerave dhe strukturave të qëndrueshme demokratike. Që prej periudhës së studimeve, Bledar Milaqi ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive dhe vullnetare për rrjetëzimin dhe faktorizimin e të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë. Ai është themeluesi dhe ish-drejtuesi i një prej shoqatave më jetëgjata studentore në qytetin e Aachen të Gjermanisë (AlbAix e.V.). Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu ka punuar si Koordinatori i të gjitha shoqatave të huaja studentore pranë Universitetit të ekselencës RWTH Aachen University dhe qenë gjithashtu drejtuesi i përfaqësisë së studentevë të degës së tij të Masterit. Aktualisht është themeluesi dhe drejtuesi i Prisma e.V., shoqatë për rrjetëzimin e profesionistëve Shqiptarë në Landin e Rinit Verior të Vestfalisë në Gjermani.

Bledar Milaqi është diplomuar me gradën B.A. në Shkenca Politike dhe Ekonomiks dhe atë M.A. në Studime Evropiane pranë Universitetit RWTH Aachen. Gjithashtu ai ka mbrojtur studimet ekzekutive në Çështje Publike dhe Lidershipit pranë Universitetit Quadriga Berlin me temën: Roli i grupeve të interesit në Shqipëri në proçesin e vendimmarrjes politike”.

Karrierën e tij profesionale e ka nisur pranë Parlamentit Evropian si Trainee në shërbimin shkencor të politikave të Brendshme të BE-së, duke vazhduar më pas stacione të ndryshme si referent për çështje publike dhe këshilltar politik në nivele të ndryshme (komunale, landit, federal dhe atë evropian) për fushat e Energjisë, Ambjentit, Emigracionit dhe Dixhitalizimit të sektorit publik.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për kontributin e gjeneratave të reja, të cilët punojnë fort për një Atdhe më të mirë, janë entuziastë për politikën dhe ndryshimin, të aftë të përkthejnë nevojat e brezit të tyre në një gjuhë të kuptueshme dhe gjithashtu të guximshëm të ngrenë zërin për tu bërë faktor në proceset politike. Ai beson në fuqizimin e të rinjve profesionistë për marrë përgjegjësinë për të ardhmen, shoqërinë dhe vendin e tyre.

Bledi konsiderohet si strategu i lëvizjes, i përpikte deri ne detajet më të vogla dhe rrjetëzues i mirëfilltë në arenën politike evropiane, veçanërisht asaj gjermano-folëse. Është i dashuruar me komunikimin politik dhe atë publik, me eksplorimin e natyrës dhe shijues fanatik i kafesë.

LinkedIn

Kryesia aktuale

Antarësohu

Na kontakto

Nëse keni ende pyetje për lëvizjen tonë, jeni të lutur të dërgoni një email në: info@diasporaofalbania.com