DIASPORA PËR SHQIPËRINË E LIRË

 

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Na kontaktoMë shumë

Informohu dhe na mbështet në betejën e përbashkët për mundësimin e votës së Diasporës duke klikuar më poshtë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë në Facebook

Comments Box SVG iconsUsed for the like, share, comment, and reaction icons
Cover for Diaspora për Shqipërinë e Lirë
9,802
Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

DPSHL angazhohet ti japë zë dhe dinjitet çdo Shqiptari, brenda e jashtë vendit.

🔴Lumi Ishëm rrezikon jetën e 1 milion banorëve në Shqipëri nëpërmjet ndotjeve toksike dhe mbetjeve urbane.

🟢 Mbështeteni këtë kauzë qytetare dhe shqetësim jo vetëm për banorët por për të gjithë Shqipërinë!

🙏 Bashkohuni me ne, të sensibilizojmë, ndërgjegjësojmë, kërkojmë llogari dhe përgjegjësve për këtë shkatërrim të natyrës dhe jetës!

Grupi i Mjedisit dhe Energjisë- DPSHL

#diasporaleviz
... See MoreSee Less

2 days ago

Nje monolog nga i madhi Adi Krasta qe ia vlen te degjohet e shperndahet !

Jave te mbare

... See MoreSee Less

3 days ago
Video image

Comment on Facebook

𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐎𝐉𝐔 𝐏𝐑𝐎𝐓𝐄𝐒𝐓Ë𝐒

𝐌𝐚𝐫𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐚𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐕𝐣𝐞𝐧ë.

📍𝐍𝐢𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 : 𝐒𝐜𝐡𝐰𝐚𝐫𝐳𝐞𝐧𝐛𝐞𝐫𝐠𝐩𝐥𝐚𝐭𝐳 𝐕𝐣𝐞𝐧ë.

𝟐𝟒 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 - 𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟐:𝟎𝟎

𝐕𝐣𝐞𝐧ë-𝐀𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i bashkohet përsëri aktivistëve të nismës #duatevotoj2025 në protestën e organizuar para ambasadës shqiptare në Vjenë, Austri për të kërkuar me ngulm realizimin e votës së diasporës dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë pasi ka ndjekur të gjitha hapat Institucionale dhe ligjore për realizimin e Votës së Diasporës, do të përshkallëzojë qasjen ndaj Institucioneve duke mbështetur e organizuar protesta në Ambasadat apo Konsullatat Shqiptare nëpër botë.

Lëvizja i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në në Austri ti bashkohen kësaj proteste duke ngritur zërin për të drejat tona kushtetuese.

#duatevotoj2025
#diasporaleviz
#DiasporaVoton
... See MoreSee Less

3 days ago
𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐎𝐉𝐔 𝐏𝐑𝐎𝐓𝐄𝐒𝐓Ë𝐒

𝐌𝐚𝐫𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭  𝐚𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐕𝐣𝐞𝐧ë. 

📍𝐍𝐢𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 : 𝐒𝐜𝐡𝐰𝐚𝐫𝐳𝐞𝐧𝐛𝐞𝐫𝐠𝐩𝐥𝐚𝐭𝐳 𝐕𝐣𝐞𝐧ë. 

𝟐𝟒 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 - 𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟐:𝟎𝟎

𝐕𝐣𝐞𝐧ë-𝐀𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i bashkohet përsëri  aktivistëve të nismës #duatevotoj2025  në protestën e organizuar para ambasadës shqiptare në Vjenë, Austri për të kërkuar me ngulm realizimin e votës së diasporës dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Diaspora për Shqipërinë e Lirë  pasi ka ndjekur të gjitha hapat Institucionale dhe ligjore për realizimin e Votës së Diasporës, do të përshkallëzojë qasjen ndaj Institucioneve duke mbështetur e organizuar protesta në Ambasadat apo Konsullatat Shqiptare nëpër botë. 

Lëvizja i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në në Austri ti bashkohen kësaj proteste duke ngritur zërin për të drejat tona kushtetuese.

#duatevotoj2025
#diasporaleviz 
#diasporavoton

Comment on Facebook

Kur do shkojmë në Bruksel?

Forca Diaspora

👏👏👏

Load more

Rreth Nesh

 

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Si nisi lëvizja?

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (Diaspora për një Shqipëri të Lirë) mori jetë fill pas shembjes brutale dhe arbitrare të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe përdorimit të forcës kundër protestuesve, artistëve, aktivistëve dhe artëdashësve. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për privatizimin dhe shkatërrimin e hapësirës publike për interesa të ngushta klienteliste si dhe autoritarizmin e qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, duke u nisur nga mbështetja dhe reagimi i gjerë si dhe konsideruar shpresën për një alternative të re politike, e shikojmë vetveten si një lëvizje civile në përgjegjësinë për të forcuar këtë shpresë dhe përcjellur në vendlindje një frymë të re me integritet dhe profesionalizëm, e cila bën dallimin midis modelit aktual të politikbërjes dhe vlerave që Diaspora mishëron.

Pse “Diaspora për Shqipërine e Lirë”?

Diaspora konsideron që Shqipëria nuk është e lirë, kur liria e shprehjes, qoftë individuale apo ajo e shprehjes së lirë në Media i frikësohet censurës së pushtetit politik.

Ne konsiderojmë se Shqipëria nuk është e lirë, kur shkatërrohet, gllabërohet dhe privatizohen hapësirat publike për interesa të ngushta klienteliste dhe oligarkike.

Shqipëria nuk është e lirë nga arbitrariteti apo hakmarrja e pushtetit.

Shqipëria nuk është e lirë nga padrejtesitë dhe korrupsioni në çdo hallkë të sistemit gjyqësor dhe administratës publike.

 

Çfarë mëton lëvizja?

 Lëvizja jonë mëton të ndikojë në proceset politikbërëse dhe vendimarrëse në Shqipëri dhe gjithashtu të faktorizojë zërin e Diasporës në vendet anëtare. Ajo nxit një politikbërje transparente dhe gjithëpërfshirëse, ku ekspertiza dhe mendimi i profesionistëve të mërgatës të reflektohet dhe përfshihet në proceset politikbërëse. Kjo e ndjekur në dy rrafshe, si në zhvillimet brenda vendit, ashtu dhe në faktorizimin e saj në vendet anëtare, duke dhënë konsulencën e saj për zhvillimet aktuale në vend tek vendimarrësit e huaj por edhe përcjellë realitetin larg propagandës aktuale të qeverisë. Misioni ynë: Politikat rrotullohen rreth të Ardhmes. Ne dëshirojmë një të ardhme për vendin, ku qytetari si individ të mposhtë frikën dhe të jetë në qendër të çdo politikbërje, ku emigracioni të shikohet si shans por jo alternativa e vetme e zgjidhjes.

Cilat janë hapat aktuale dhe çfarë kauzash keni përqafuar?

Kauza afatshkurtër: Aktualisht shqiptarët me nënshtetësi shqiptare, që banojnë jashtë vendit, nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës. Në këtë kontekst, ne tërheqim vëmendjen në Shqipëri që partitë e rëndësishme politike jo vetëm të vendosin këtë temë në rendin e ditës, por të angazhohen në mënyrë proaktive dhe fort për ndryshimet respektive ligjore, që garantojnë jo vetëm votën, por përfaqësimin e Diasporës dhe mbrotjen e votës.

Hapat e ndërmarra: – Shkresa me aktorë politikbërës dhe vendimmarrës brenda dhe jashtë vendit. – Konsultimi me ekspertë ligjorë në Shqipëri – Në funksion të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, zhvillimi i brainstorming me profesionistë në Zvicër, Gjermani, në nivel ndërevropian dhe përtej oqeanit (SHBA & Kanada) – Krijimi i grupeve të punës – Kontakti dhe takimi me eurodeputët në vendet anëtare etj.

Themeluesit

Florian Haçkaj

Flori është larguar nga Shqipëria pas gjimnazit në vitin 2002, për të studiuar në Gjermani ku dhe u diplomua në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld-it, në fushën e Ekonomisë, me fokus në Menaxhim ndërkombëtar. Gjatë studimit, ai ka qenë i angazhuar vullnetarisht me rrjetin ASAN (Albanian Students Abroad Network), duke këshilluar e ndihmuar studentët Shqiptarë që dëshironin të studionin në Gjermani.

Fill pas përfundimit të studimeve, Flori filloi karrieren e tij profesionale si menaxher në një kompani ajrore në Belgjikë e Gjermani, duke e vazhduar atë më pas në një tjetër kompani në Austri e Zvicër. Gjatë kësaj periudhe ai kreu një studim post-Master në «Menaxhim Turizmi» në Universitetin e Lucernës në Zvicër. Pas mëse 5 vitesh në fushën e aviacionit, ai kaloi në fushën e informatikës e perkatësisht asaj të Sigurisë Kibernetike ku punon prej më shumë se 6 vitesh. Prej 4 vitesh, ai drejton departamentin që punon ngushtë me agjensitë e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare, misionet e të cilave, janë tejet motivuese për të. Në vitin 2018 ai kreu studimet shtesë për “Ekselencë në Menaxhim” pranë HSG (Hochschule St. Gallen)

Sido që më shumë se gjysmën e jetës së tij e ka kaluar jashtë Shqipërisë, Flori mbetet një qytetar i preokupuar shqiptar. Pasioni i tij për alpinizmin i ndërthurur me atdhedashurinë, e ka bërë të valvisë flamurin Shqiptar në majat më të larta në botë.

Duke ndjekur me keqardhje gjendjen e vështirë ekonomiko-politiko-sociale, në të cilën gjendet  Shqipëria, Flori është i bindur se ka ardhur momenti, që gjenerata e re Shqiptare e mirëformuar jashtë, të japë kontributin e vet për fatet e vendit. Kjo ëndërr për një Shqipëri më të mirë e të begatë, është mishëruar fort në lëvizjen “Diaspora për Shqipërinë e Lirë“, ku janë bashkuar me qindra mbështetës aktivë, të cilët janë motivim për këdo që ka fatin të punoje me ta.

Ajo ç’ka e bën të mundur ekzistencën e lëvizjes tonë, është ndjeshmëria ndaj çështjeve politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Sensi I një përgjegjësi të fortë sociale dhe dhënia gjithnjë e shembullit më të mirë personal, janë cilësi që prevalojnë tek Flori. Ai mbron me pasion e profesionalizëm kauzat në të cilat beson fort dhe perveç pozitivitetit që përcjell, ka aftesi motivuese për miqtë e tij, grupet e punës e më gjerë.

Flori beson fort se me një dozë të shëndoshë atdhedashurie, shumë pasion e profesionializëm, si dhe pastërti e këmbëngulje, ky grup fantastik njerëzish, do t’ia arrijë të faktorizojë Diasporën e bashkë me të, të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

LinkedIn

Bledar Milaqi

Vullnetarizmi është tregues i ndjenjës qytetare, ndjeshmërisë për çështjet publike dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë. Për këtë arsye ai konsiderohet si Demokracia e jetuar dhe si element thelbësor për kohezionin social dhe konsolidimin e vlerave dhe strukturave të qëndrueshme demokratike. Që prej periudhës së studimeve, Bledar Milaqi ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive dhe vullnetare për rrjetëzimin dhe faktorizimin e të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë. Ai është themeluesi dhe ish-drejtuesi i një prej shoqatave më jetëgjata studentore në qytetin e Aachen të Gjermanisë (AlbAix e.V.). Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu ka punuar si Koordinatori i të gjitha shoqatave të huaja studentore pranë Universitetit të ekselencës RWTH Aachen University dhe qenë gjithashtu drejtuesi i përfaqësisë së studentevë të degës së tij të Masterit. Aktualisht është themeluesi dhe drejtuesi i Prisma e.V., shoqatë për rrjetëzimin e profesionistëve Shqiptarë në Landin e Rinit Verior të Vestfalisë në Gjermani.

Bledar Milaqi është diplomuar me gradën B.A. në Shkenca Politike dhe Ekonomiks dhe atë M.A. në Studime Evropiane pranë Universitetit RWTH Aachen. Gjithashtu ai ka mbrojtur studimet ekzekutive në Çështje Publike dhe Lidershipit pranë Universitetit Quadriga Berlin me temën: Roli i grupeve të interesit në Shqipëri në proçesin e vendimmarrjes politike”.

Karrierën e tij profesionale e ka nisur pranë Parlamentit Evropian si Trainee në shërbimin shkencor të politikave të Brendshme të BE-së, duke vazhduar më pas stacione të ndryshme si referent për çështje publike dhe këshilltar politik në nivele të ndryshme (komunale, landit, federal dhe atë evropian) për fushat e Energjisë, Ambjentit, Emigracionit dhe Dixhitalizimit të sektorit publik.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për kontributin e gjeneratave të reja, të cilët punojnë fort për një Atdhe më të mirë, janë entuziastë për politikën dhe ndryshimin, të aftë të përkthejnë nevojat e brezit të tyre në një gjuhë të kuptueshme dhe gjithashtu të guximshëm të ngrenë zërin për tu bërë faktor në proceset politike. Ai beson në fuqizimin e të rinjve profesionistë për marrë përgjegjësinë për të ardhmen, shoqërinë dhe vendin e tyre.

Bledi konsiderohet si strategu i lëvizjes, i përpikte deri ne detajet më të vogla dhe rrjetëzues i mirëfilltë në arenën politike evropiane, veçanërisht asaj gjermano-folëse. Është i dashuruar me komunikimin politik dhe atë publik, me eksplorimin e natyrës dhe shijues fanatik i kafesë.

LinkedIn

Kryesia aktuale

Antarësohu

Na kontakto

Nëse keni ende pyetje për lëvizjen tonë, jeni të lutur të dërgoni një email në: info@diasporaofalbania.com