DIASPORA PËR SHQIPËRINË E LIRË

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Na kontaktoMë shumë

Informohu dhe na mbështet në betejën e përbashkët për mundësimin e votës së Diasporës duke klikuar më poshtë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë në Facebook

Comments Box SVG iconsUsed for the like, share, comment, and reaction icons
Cover for Diaspora për Shqipërinë e Lirë
12,147
Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

DPSHL angazhohet ti japë zë dhe dinjitet çdo Shqiptari, brenda e jashtë vendit.

Në një vend që nuk ngjall shpresë dhe ku shteti shihet gjithmonë si shkaktari kryesor i problemeve, nuk mund të ketë zhvillim. 
Zjarri që ra në tregun e Medresesë është një fatkeqësi shumë e madhe për të gjithë njerëzit që punonin aty. Duhet thënë se kushtet e punës dhe siguria linin për të dëshiruar, por nga ana tjetër ata shiheshin edhe si kundërshtarë të shumë bizneseve të mëdha në Tiranë.

Shumë herë është tentuar mbyllja apo gjobitja e tyre, por duke pasur parasysh rezistencën që është hasur, shteti është tërhequr. Tani, pas këtij zjarri në rrugën “5 Maji”, tek tregu i Medresesë, shumë njerëz kanë humbur gjithçka dhe sot nuk kanë asgjë. 

Megjithatë, për këtë fatkeqësi, gishtat drejtohen nga persona të lidhur me ndërtimet që kanë mbirë si kërpudha në Tiranë.

Shtetit i vihet gishti sepse mendohet se ka interesa për të ndërtuar pallate në atë zonë kaq të lakmuar. Si mund të zhvillohet një ekonomi ku vetë institucionet shtetërore, që duhet të mbrojnë qytetarët dhe bizneset, perceptohen si shkaktarët e fatkeqësive? Si mundet që brezat e rinj ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri në këto kushte?

Situata është thellësisht pesimiste. Kërkojmë që organet ligjzbatuese të kryejnë verifikimet e nevojshme dhe të sigurojnë të gjitha bizneset që kanë marrë përsipër të zhvillohen në Shqipëri. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më tej. Jeta dhe biznesi po kthehen në lojëra të shtetit dhe të pushtetarëve pranë tij.

... See MoreSee Less

4 days ago

Comment on Facebook

Zjarri ishte i rastesishem ose pakujdesi njerezore...u pa video....emra mund te vehen sa te duash por realiteti ky eshte.sa per tregetaret sigurisht qe eshte shum e rende si nga ana financiare ashtu edhe morale...uroj te rindertohet prap dhe tregetaret te kompesohen plotesisht...

𝐈𝐧𝐣𝐨𝐫𝐚𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝐯ë𝐧ë 𝐧ë 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭ë 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 ç𝐝𝐨 𝐧𝐨𝐫𝐦𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐣𝐚𝐧ë 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐛𝐢 𝐢 𝐚𝐬𝐚𝐣 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐧ë 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞𝐬.

Dy dokumente kyçe e provojnë qartë situatën: lidhja e kontratës më datë 02.07.2021 për “Hartimin e studim–projektimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto-Romanos–Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”, si dhe Vendimi nr. 87, datë 12.07.2021, i Këshillit Bashkiak, i cili miraton përfundimin e punimeve të kësaj kontrate (Foto 1).

Pra, çfarë ka ndodhur realisht? Kompania e projektimit, pasi ka fituar tenderin, ka marrë të dhënat hidrologjike dhe topografike, ka kryer përllogaritjet hidraulike, hidrologjike dhe strukturore, ka hartuar hartat, vizatimet teknike dhe raportin përfundimtar brenda vetëm 10 ditësh. Një afat absurd, i pamjaftueshëm dhe teknikisht i pajustifikueshëm për një vepër të tillë. Brenda këtyre 10 ditëve pretendohet se përfshihet edhe koha e domosdoshme që specialistët e Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në bashki — në rastin më të mirë, të paaftë — duhet të kishin për oponencë teknike, verifikime dhe përmirësime.

Kjo procedurë i ngjan në mënyrë shqetësuese rasteve të tjera të njohura, si ai i inceneratorëve, ku vihet re jo vetëm aktivizimi i gjithë aparatit bashkiak në funksion të një tenderi të dyshimtë, por edhe papërgjegjshmëria profesionale e inxhinierëve, të cilët me heshtjen ose firmën e tyre legjitimojnë një proces tërësisht të deformuar dhe potencialisht të rrezikshëm për komunitetin.

Së paku, në funksion të transparencës, bashkia duhet të bëjë publik studimin e projektimit dhe të argumentojë qartë pse pikërisht kjo zgjidhje është konsideruar si më e përshtatshmja nga pikëpamja inxhinierike (Foto 2).

Ajo që e bën këtë histori edhe më të dhimbshme është fakti se 20 milionë euro për këtë projekt vijnë nga Fondi i Rindërtimit. Para që duhej të shërbenin për të lehtësuar dhimbjen e qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë, për të rikthyer dinjitetin dhe sigurinë, përfundojnë në xhepat e të pangopurve.
Kjo nuk është thjesht keqmenaxhim, është pafytyrësi morale e nje shteti te kalbur dhe krim ndaj interesit publik.

Pyetja që mbetet është e thjeshtë, por therëse:
Deri kur do të vazhdojmë ta durojmë këtë?

#diasporareagonImage attachment

#diasporareagon
... See MoreSee Less

4 days ago
Nga fjalët te veprat: DPSHL  investon në të ardhmen e Shqipërisë.

Shpesh pyesim veten se çfarë mund të bëjmë më shumë për vendin tonë përtej dërgesave financiare familjare apo diskutimeve mbi politikën. Përgjigjja e Diaspora për Shqipërinë e Lirë në fundvitin e kaluar ishte e qartë: Arsim.

Kemi nisur Bursën “Sevasti Qiriazi” me qëllimin për të mbështetur vajza ekselente që përballen me vështirësi ekonomike. Jemi krenarë të njoftojmë se komuniteti ynë ka reaguar menjëherë, duke mbledhur 50% të fondit të nevojshëm në kohë rekord.

Kjo tregon se kur diaspora bëhet bashkë për çshtje transparente dhe konkrete, ndikimi është i menjëhershëm dhe i dukshëm. Ne nuk mund ta ndryshojmë të gjithë sistemin arsimor shqiptar brenda natës, por po ndryshojmë drejtimin e jetës për studentet që do të përfitojnë nga kjo bursë.

Ju ftojmë të na bashkoheni për të përmbushur objektivin tonë. Çdo kontribut shkon 100% për studentet.

Kontribuoni këtu: https://gofund.me/1292a8f47

#DPSHL #ArsimiEshteEArdhmja #SevastiQiriazi #InvestoNeDije #Shqiperia

Kontribuoni këtu: gofund.me/1292a8f47

#DPSHL #ArsimiEshteEArdhmja #SevastiQiriazi #InvestoNeDije #Shqiperia
... See MoreSee Less

5 days ago
𝐏𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬 – 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐥𝐢𝐳𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚

Sa herë që bie shi për disa orë rresht, dihet tashmë se një pjesë e madhe e Durrësit do të përfundojë nën ujë.

Nëse Durrësi shihet nga lart, shfaqet qartë një qytet bregdetar me një vijë bregdetare pothuajse tërësisht të betonuar dhe me toka të parcelizuara pa asnjë llogjikë konkrete në zhvillimin e ndërtimeve, sistemet e kullimit dhe kanalizimet. Ky zhvillim i pakontrolluar ka lënë qytetin pa infrastrukturën bazë për të menaxhuar ujërat e shiut dhe ato të ndotura. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e ujërave të zeza vazhdojnë të derdhen drejtpërdrejt në det – një realitet i turpshëm që shihet qartë në qendër të qytetit, pranë shëtitores “Vollga”.

Sipërfaqet natyrore që dikur shërbenin si mburojë kundër përmbytjeve janë zhdukur. Tokat bujqësore, hapësirat e gjelbra, zonat lagunore dhe brezat e pishave janë zëvendësuar nga beton, asfalt dhe ndërtime pa kriter. Uji i shiut nuk ka më ku të përthithet dhe as ku të kanalizohet; ai mbetet mbi sipërfaqe të forta, duke shndërruar qytetin në një pellg gjigant pas çdo shiu të qëndrueshëm.

Edhe më shqetësuese është fakti se, përballë këtij realiteti të përvitshëm, prioritetet e investimeve publike dhe private mbeten të shkëputura nga nevojat reale të qytetit. Në vend që të investohet në infrastrukturë bazë, sisteme kullimi, rehabilitim të hapësirave natyrore dhe zgjidhje të bazuara në natyrë, promovohen projekte vanitoze dhe të rrezikshme, si “Durrës Yacht Marina”, apo resortet e shumta që po betonizojnë kodrat argjilore të Kallmit – të njohura nga gjithkush si zona të paqëndrueshme që vetëm sa shtojnë rrezikun e rrëshqitjeve dhe përmbytjeve.

Durrësi po përjeton një realitet kafkaesk: një qytet që propagandohet si “destinacion turistik elitar”, por që nuk garanton dot as funksionet më bazë urbane; një qytet pa kanalizime funksionale, që derdh ujërat e zeza në det dhe që mbytet sa herë bie shi. Ky nuk është vetëm dështim urbanistik – është dështim politik dhe institucional, me kosto të drejtpërdrejtë për jetën dhe dinjitetin e qytetarëve.

Një tjetër pasqyrë e braktisjes totale nga pushteti është indiferenca e Kryeministrit Edi Rama, që përfaqëson një model të thellë të mungesës së lidhjes me realitetin e qytetarëve. Në një moment kur Durrësi po përjeton përmbytjet e përvitshme, një krizë të parashikueshme dhe të menaxhueshme, ndërkohë që qytetarët po përballen me pasojat e dështimit urbanistik dhe infrastrukturor, Rama zgjedh të vazhdojë turet e tij të udhëtimeve, pa ndërprerje. Ndërsa kolegët e tij në vendet perëndimore, në raste fatkeqësish, ndërpresin angazhimet e tyre jashtë dhe shkojnë në terren për të parë nga afër situatën dhe për tu lidhur me qytetarët që vuajnë, Kryeministri ynë mbetet i pashqetësuar dhe vazhdon udhëtimin e tij në Francë, te Macron. Kjo indiferencë është një reflektim i braktisjes totale nga pushteti, që nuk ka asnjë interes për problemet e qytetarëve, dhe nuk ndodhet asnjëherë aty për tu përballur me pasojat e veprimeve të tij.

#neglizhence
#IndiferencaePushtetit
#Durresinënujë

𝐏𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬 – 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐥𝐢𝐳𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚

Sa herë që bie shi për disa orë rresht, dihet tashmë se një pjesë e madhe e Durrësit do të përfundojë nën ujë.

Nëse Durrësi shihet nga lart, shfaqet qartë një qytet bregdetar me një vijë bregdetare pothuajse tërësisht të betonuar dhe me toka të parcelizuara pa asnjë llogjikë konkrete në zhvillimin e ndërtimeve, sistemet e kullimit dhe kanalizimet. Ky zhvillim i pakontrolluar ka lënë qytetin pa infrastrukturën bazë për të menaxhuar ujërat e shiut dhe ato të ndotura. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e ujërave të zeza vazhdojnë të derdhen drejtpërdrejt në det – një realitet i turpshëm që shihet qartë në qendër të qytetit, pranë shëtitores “Vollga”.

Sipërfaqet natyrore që dikur shërbenin si mburojë kundër përmbytjeve janë zhdukur. Tokat bujqësore, hapësirat e gjelbra, zonat lagunore dhe brezat e pishave janë zëvendësuar nga beton, asfalt dhe ndërtime pa kriter. Uji i shiut nuk ka më ku të përthithet dhe as ku të kanalizohet; ai mbetet mbi sipërfaqe të forta, duke shndërruar qytetin në një pellg gjigant pas çdo shiu të qëndrueshëm.

Edhe më shqetësuese është fakti se, përballë këtij realiteti të përvitshëm, prioritetet e investimeve publike dhe private mbeten të shkëputura nga nevojat reale të qytetit. Në vend që të investohet në infrastrukturë bazë, sisteme kullimi, rehabilitim të hapësirave natyrore dhe zgjidhje të bazuara në natyrë, promovohen projekte vanitoze dhe të rrezikshme, si “Durrës Yacht Marina”, apo resortet e shumta që po betonizojnë kodrat argjilore të Kallmit – të njohura nga gjithkush si zona të paqëndrueshme që vetëm sa shtojnë rrezikun e rrëshqitjeve dhe përmbytjeve.

Durrësi po përjeton një realitet kafkaesk: një qytet që propagandohet si “destinacion turistik elitar”, por që nuk garanton dot as funksionet më bazë urbane; një qytet pa kanalizime funksionale, që derdh ujërat e zeza në det dhe që mbytet sa herë bie shi. Ky nuk është vetëm dështim urbanistik – është dështim politik dhe institucional, me kosto të drejtpërdrejtë për jetën dhe dinjitetin e qytetarëve.

Një tjetër pasqyrë e braktisjes totale nga pushteti është indiferenca e Kryeministrit Edi Rama, që përfaqëson një model të thellë të mungesës së lidhjes me realitetin e qytetarëve. Në një moment kur Durrësi po përjeton përmbytjet e përvitshme, një krizë të parashikueshme dhe të menaxhueshme, ndërkohë që qytetarët po përballen me pasojat e dështimit urbanistik dhe infrastrukturor, Rama zgjedh të vazhdojë turet e tij të udhëtimeve, pa ndërprerje. Ndërsa kolegët e tij në vendet perëndimore, në raste fatkeqësish, ndërpresin angazhimet e tyre jashtë dhe shkojnë në terren për të parë nga afër situatën dhe për t'u lidhur me qytetarët që vuajnë, Kryeministri ynë mbetet i pashqetësuar dhe vazhdon udhëtimin e tij në Francë, te Macron. Kjo indiferencë është një reflektim i braktisjes totale nga pushteti, që nuk ka asnjë interes për problemet e qytetarëve, dhe nuk ndodhet asnjëherë aty për t'u përballur me pasojat e veprimeve të tij.

#neglizhence
#IndiferencaePushtetit
#Durresinënujë
... See MoreSee Less

7 days ago

Dhuna ndaj protestës paqësore është shkelje e Nenit 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton të drejtën e çdo qytetari për tubim paqësor dhe pa armë.

Qytetarët që protestojnë para Kryeministrisë ushtrojnë këtë të drejtë themelore të garantuar me ligj.

Përgjigjja me forcë policore, shtyrje dhe intimidim është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet demokratike.

Policia ka detyrën kushtetuese të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të tyre, jo t’i dhunojë ata.

Protesta paqësore nuk është krim, dhuna shtetërore është !
... See MoreSee Less

1 week ago

Comment on Facebook

Kur qitetaret e kan te drejt me ligj me kushtetut te dalin ne shesh dhe te thon ato qe mendojen ne drejtim te politikaneve te krieministerit ministerit dhe gjith deputeteve te kuvendit pa i prekur pa i ofenduar pa shkelur ligjet dhe vetem pse thon nje te drejt per vjedhjet grabitjet mashterimet e ketire politikan hajdut te korruptuar te tridhjet e pes viteve cfar duhet te bejn me keta politikan dhe pushtetar te republikes se shqiperis per ata qe jan kunder ketij populli qe Po del ne shesh dhe i nxjerr me ze dhe figur keta hajdut politikan mashterus te tridhjet e pes viteve qe kan vjedh pronat e popullit dhe pasurit e shtetit. Nje pjetje per te gjith ata dhe ato qe kan dal dhe Po dalin ne mbeshtetje te ketire politikan dhe pushtetar hajdut dhe te korruptuar A nuk eshte e vertet qe keta politikan te tridhjet e pes viteve i ben ligjet per interesat e tire qe te vidhnin pronat e popullit kjo nuk eshte e vertet qe populli i ndershem i shqiperis ju mohua e drejta e prones nga ligjet dhe maliqet e ketire politikan te korruptuar A nuk eshte e vertet qe si. Saliu. Edhe. Edi. Rama kan qen dhe jan bashk per te mbrojtur interesat e tire pronat e vjedhura te popullit A nuk eshte e vertet qe ka tridhjet e pes vjet qe ki popull Po mashterohet cdo kater vjet nga keta politikan te majt dhe te djatht per dhenjen e pronave qe pronat i mbajn peng per tu marr votat popullit dhe per te mbajt pushtetin per te ruajtur dhe gezuar pronat e vjedhura te popullit dhe pasurit e vjedhura te shtetit nga keta politikan te tridhjet e pes viteve e lere te tjera e te tjera qe kan ber dhe Po bejn ne kundershtim me ligjet dhe kushtetuten e shqiperis keta politikan A nuk eshte e vertet qe shteti Po mbron dhe ndihmon oligarket ne shqiperi jo vetem ne tender at qe ju jep por edhe me grabitjen e pronave te popullit ne vend te dal ne mbrojtje te popullit Po del ne mbrojtje te hajduteve te mashteruseve te krimineleve qe kan marr Po me ndihmen e shtetit direkt me policin e shteti qe eshte ven ne dispozicjon te ketire hajdut dhe kriminel te popullit dhe te shqiperis. A nuk eshte nje fakt dhe realitet i pa mohushem qe nje hajdut vjedhes dhe grabites i. Kakomes me dokumenta te fallsifikuara i mbeshtetur nga ish krieministeri. Fatos. Nano ne dimij e pesen qe ki kriminel krieminister dergoj policin e shtetit ne Nivic e. Kakome per te ber terror per te frikesuar popullin e ndershem te. Nivices qe kishnin dal ne mbrojtje te pronave te tire sepse I grabiste nje hajdut per interesa te. Ish krieministerit te vendit. Fatos. Nano Me policin e shtetit rrahen dhe hodhen pronjeve popullin e. Nivices Burra e. Gra pleq e te rinj qe merrni pjes ne ate rezistenc Shteti I ate Hershem ishin qe di partit. P. D. E. P. S kunder interesave te fshatit. Nivic kjo u vertetua me marrjen e pushtetit ne dimij e gjashten te. P. D s ate qe beri nje hajdut nje kriminel si. Fatos. Nano. E beri edhe. Sali. Berisha di vite me von Edhe pse para marrjes se pushtetit ne cdo miting qe bente kishte dal hapur dhe thoshte kakomeja eshte e. Nivicjote dhe me te marr pushtetin mori djemt e fshatit dhe i mbilli ne burgun e. Gjirokasteres Ja o shqipetark keto ka ber regjimi dhe qeverrit shqipetare kunder nje populli te ndershem Shtet hajdutesh mashteruse sh dhe mberojtesit dhe sherbetor te krimineleve Po doj le te dal nje dhe ti hedhi posht keto qe shkeruaj qe jan te drejta si drita e diellit le te dal nje. Avukat mbrojtes i ketire politikan dhe pushtetar te korruptuar Koke e kemb per tridhjet e pes vite vetem vjedhje dhe grabitje te popullit gjith shteti ne krah dhe ne mbrojtje te krimineleve Po nuk i gjeti gje nga populli keta hajdut politikan te tridhjet e pes viteve. Besoj dhe besoj shum se do ti gjej nga perendia besoj se ka perendi qe shikon dhe degjon dhe ne fund te gjikon dhe te denon

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2026. 

Vjet, më 30 dhjetor, ishim në KQZ duke luftuar për realizimin e votës së Diasporës. Këtë 30 dhjetor, ishim në Gjykatën Kushtetuese me padinë kundër ligjit për barazinë gjinore. 

Midis këtyre, beteja pafund për të mirën e vendit, le të lutemi që Zoti të na japë forcë t’i intensifikojmë këto përpjekje për vendin tonë, sepse Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ne.

Mirenjohje nga zemra të gjithë antarëve të Lëvizjes si dhe të gjithë aktivistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë që nuk rreshtin së luftuari kundër padrejtësive në 🇦🇱.

#diasporauron
#diaspora

2 weeks ago
Load more

Rreth Nesh

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Si nisi lëvizja?

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (Diaspora për një Shqipëri të Lirë) mori jetë fill pas shembjes brutale dhe arbitrare të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe përdorimit të forcës kundër protestuesve, artistëve, aktivistëve dhe artëdashësve. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për privatizimin dhe shkatërrimin e hapësirës publike për interesa të ngushta klienteliste si dhe autoritarizmin e qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, duke u nisur nga mbështetja dhe reagimi i gjerë si dhe konsideruar shpresën për një alternative të re politike, e shikojmë vetveten si një lëvizje civile në përgjegjësinë për të forcuar këtë shpresë dhe përcjellur në vendlindje një frymë të re me integritet dhe profesionalizëm, e cila bën dallimin midis modelit aktual të politikbërjes dhe vlerave që Diaspora mishëron.

Pse “Diaspora për Shqipërine e Lirë”?

Diaspora konsideron që Shqipëria nuk është e lirë, kur liria e shprehjes, qoftë individuale apo ajo e shprehjes së lirë në Media i frikësohet censurës së pushtetit politik.

Ne konsiderojmë se Shqipëria nuk është e lirë, kur shkatërrohet, gllabërohet dhe privatizohen hapësirat publike për interesa të ngushta klienteliste dhe oligarkike.

Shqipëria nuk është e lirë nga arbitrariteti apo hakmarrja e pushtetit.

Shqipëria nuk është e lirë nga padrejtesitë dhe korrupsioni në çdo hallkë të sistemit gjyqësor dhe administratës publike.

Çfarë mëton lëvizja?

 Lëvizja jonë mëton të ndikojë në proceset politikbërëse dhe vendimarrëse në Shqipëri dhe gjithashtu të faktorizojë zërin e Diasporës në vendet anëtare. Ajo nxit një politikbërje transparente dhe gjithëpërfshirëse, ku ekspertiza dhe mendimi i profesionistëve të mërgatës të reflektohet dhe përfshihet në proceset politikbërëse. Kjo e ndjekur në dy rrafshe, si në zhvillimet brenda vendit, ashtu dhe në faktorizimin e saj në vendet anëtare, duke dhënë konsulencën e saj për zhvillimet aktuale në vend tek vendimarrësit e huaj por edhe përcjellë realitetin larg propagandës aktuale të qeverisë. Misioni ynë: Politikat rrotullohen rreth të Ardhmes. Ne dëshirojmë një të ardhme për vendin, ku qytetari si individ të mposhtë frikën dhe të jetë në qendër të çdo politikbërje, ku emigracioni të shikohet si shans por jo alternativa e vetme e zgjidhjes.

Cilat janë hapat aktuale dhe çfarë kauzash keni përqafuar?

Kauza afatshkurtër: Aktualisht shqiptarët me nënshtetësi shqiptare, që banojnë jashtë vendit, nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës. Në këtë kontekst, ne tërheqim vëmendjen në Shqipëri që partitë e rëndësishme politike jo vetëm të vendosin këtë temë në rendin e ditës, por të angazhohen në mënyrë proaktive dhe fort për ndryshimet respektive ligjore, që garantojnë jo vetëm votën, por përfaqësimin e Diasporës dhe mbrotjen e votës.

Hapat e ndërmarra: – Shkresa me aktorë politikbërës dhe vendimmarrës brenda dhe jashtë vendit. – Konsultimi me ekspertë ligjorë në Shqipëri – Në funksion të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, zhvillimi i brainstorming me profesionistë në Zvicër, Gjermani, në nivel ndërevropian dhe përtej oqeanit (SHBA & Kanada) – Krijimi i grupeve të punës – Kontakti dhe takimi me eurodeputët në vendet anëtare etj.

Themeluesit

Florian Haçkaj

Flori është larguar nga Shqipëria pas gjimnazit në vitin 2002, për të studiuar në Gjermani ku dhe u diplomua në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld-it, në fushën e Ekonomisë, me fokus në Menaxhim ndërkombëtar. Gjatë studimit, ai ka qenë i angazhuar vullnetarisht me rrjetin ASAN (Albanian Students Abroad Network), duke këshilluar e ndihmuar studentët Shqiptarë që dëshironin të studionin në Gjermani.

Fill pas përfundimit të studimeve, Flori filloi karrieren e tij profesionale si menaxher në një kompani ajrore në Belgjikë e Gjermani, duke e vazhduar atë më pas në një tjetër kompani në Austri e Zvicër. Gjatë kësaj periudhe ai kreu një studim post-Master në «Menaxhim Turizmi» në Universitetin e Lucernës në Zvicër. Pas mëse 5 vitesh në fushën e aviacionit, ai kaloi në fushën e informatikës e perkatësisht asaj të Sigurisë Kibernetike ku punon prej më shumë se 6 vitesh. Prej 4 vitesh, ai drejton departamentin që punon ngushtë me agjensitë e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare, misionet e të cilave, janë tejet motivuese për të. Në vitin 2018 ai kreu studimet shtesë për “Ekselencë në Menaxhim” pranë HSG (Hochschule St. Gallen)

Sido që më shumë se gjysmën e jetës së tij e ka kaluar jashtë Shqipërisë, Flori mbetet një qytetar i preokupuar shqiptar. Pasioni i tij për alpinizmin i ndërthurur me atdhedashurinë, e ka bërë të valvisë flamurin Shqiptar në majat më të larta në botë.

Duke ndjekur me keqardhje gjendjen e vështirë ekonomiko-politiko-sociale, në të cilën gjendet  Shqipëria, Flori është i bindur se ka ardhur momenti, që gjenerata e re Shqiptare e mirëformuar jashtë, të japë kontributin e vet për fatet e vendit. Kjo ëndërr për një Shqipëri më të mirë e të begatë, është mishëruar fort në lëvizjen “Diaspora për Shqipërinë e Lirë“, ku janë bashkuar me qindra mbështetës aktivë, të cilët janë motivim për këdo që ka fatin të punoje me ta.

Ajo ç’ka e bën të mundur ekzistencën e lëvizjes tonë, është ndjeshmëria ndaj çështjeve politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Sensi I një përgjegjësi të fortë sociale dhe dhënia gjithnjë e shembullit më të mirë personal, janë cilësi që prevalojnë tek Flori. Ai mbron me pasion e profesionalizëm kauzat në të cilat beson fort dhe perveç pozitivitetit që përcjell, ka aftesi motivuese për miqtë e tij, grupet e punës e më gjerë.

Flori beson fort se me një dozë të shëndoshë atdhedashurie, shumë pasion e profesionializëm, si dhe pastërti e këmbëngulje, ky grup fantastik njerëzish, do t’ia arrijë të faktorizojë Diasporën e bashkë me të, të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

LinkedIn

Bledar Milaqi

Vullnetarizmi është tregues i ndjenjës qytetare, ndjeshmërisë për çështjet publike dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë. Për këtë arsye ai konsiderohet si Demokracia e jetuar dhe si element thelbësor për kohezionin social dhe konsolidimin e vlerave dhe strukturave të qëndrueshme demokratike. Që prej periudhës së studimeve, Bledar Milaqi ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive dhe vullnetare për rrjetëzimin dhe faktorizimin e të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë. Ai është themeluesi dhe ish-drejtuesi i një prej shoqatave më jetëgjata studentore në qytetin e Aachen të Gjermanisë (AlbAix e.V.). Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu ka punuar si Koordinatori i të gjitha shoqatave të huaja studentore pranë Universitetit të ekselencës RWTH Aachen University dhe qenë gjithashtu drejtuesi i përfaqësisë së studentevë të degës së tij të Masterit. Aktualisht është themeluesi dhe drejtuesi i Prisma e.V., shoqatë për rrjetëzimin e profesionistëve Shqiptarë në Landin e Rinit Verior të Vestfalisë në Gjermani.

Bledar Milaqi është diplomuar me gradën B.A. në Shkenca Politike dhe Ekonomiks dhe atë M.A. në Studime Evropiane pranë Universitetit RWTH Aachen. Gjithashtu ai ka mbrojtur studimet ekzekutive në Çështje Publike dhe Lidershipit pranë Universitetit Quadriga Berlin me temën: Roli i grupeve të interesit në Shqipëri në proçesin e vendimmarrjes politike”.

Karrierën e tij profesionale e ka nisur pranë Parlamentit Evropian si Trainee në shërbimin shkencor të politikave të Brendshme të BE-së, duke vazhduar më pas stacione të ndryshme si referent për çështje publike dhe këshilltar politik në nivele të ndryshme (komunale, landit, federal dhe atë evropian) për fushat e Energjisë, Ambjentit, Emigracionit dhe Dixhitalizimit të sektorit publik.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për kontributin e gjeneratave të reja, të cilët punojnë fort për një Atdhe më të mirë, janë entuziastë për politikën dhe ndryshimin, të aftë të përkthejnë nevojat e brezit të tyre në një gjuhë të kuptueshme dhe gjithashtu të guximshëm të ngrenë zërin për tu bërë faktor në proceset politike. Ai beson në fuqizimin e të rinjve profesionistë për marrë përgjegjësinë për të ardhmen, shoqërinë dhe vendin e tyre.

Bledi konsiderohet si strategu i lëvizjes, i përpikte deri ne detajet më të vogla dhe rrjetëzues i mirëfilltë në arenën politike evropiane, veçanërisht asaj gjermano-folëse. Është i dashuruar me komunikimin politik dhe atë publik, me eksplorimin e natyrës dhe shijues fanatik i kafesë.

LinkedIn

Kryesia aktuale

Antarësohu

Na kontakto

Nëse keni ende pyetje për lëvizjen tonë, jeni të lutur të dërgoni një email në: info@diasporaofalbania.com